Flash

Flet Albin Kurti: E vërteta e negociatave me LDK-në për qeverinë e re

Lapsi.al 24 December 2019
Flet Albin Kurti: E vërteta e negociatave me LDK-në për

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti thotë se “Vetëvendosje” dhe LDK do të arrijnë një marrëveshje dhe Kosova do të ketë qeverinë e re. Nga festa e pritjes së Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza” të Prishtinës ka folur edhe për negociatat. Kreu i Vetëvendosjes pranoi se ka një pengesë në negociata, por që “nuk është as shumë e madhe, e as e vogël”.

“Unë e falënderoj për urimin, që ne sa më parë t’i përmbyllim negociatat tona dhe të dalim me një qeveri të re, ashtu siç e ka kërkuar edhe populli ynë në zgjedhjet e fundit. Në këtë rrugën e këtyre bisedimeve me partnerin tonë qeverisës, ne jemi nga fundi.

Kemi një gur në rrugë. Nuk është as shkëmb, as guralec, mirëpo me urimet më të mira të Don Lush Gjergjit, e me lutjet e të gjithëve dhe me punën tonë të përbashkët besoj që do t’ia dalim me sukses”, - tha Kurti.

Ai ka thënë se do ta bëjë publike, sapo të arrihet një marrëveshje me LDK-në duke shtuar se të dyja partitë janë rrugës për të arritur konsensusin. Në pritjen e organizuar nga ipeshkvia e Kosovës ishin pjesëmarrës edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Sipas Gazeta Express, Kurti nuk u pa të komunikonte me këta të dy. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI