Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e sotme këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka, një ditë pasi ai u arrestua pasi po ngiste makinën në gjendje të dehur.
Nipi i tij, Renis Gjoka ka postuar një foto me xhaxhain e tij pasi ai ka fituar lirinë nga togat e zeza. Siç duket edhe nga fotoja, Gjoka duket i buzëqeshur dhe me kapelen e tij e tij tipike.
Këngëgtari Aleksandër Gjoka u arrestua orët e para të mëngjesit të djeshëm. Në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës, trupa gjykuese vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
