Flash

Deklarata/ “Kujdes me ata që do të merrni nga Siria, janë terroristë, jo turistë”

Lapsi.al 23 December 2019
Deklarata/ “Kujdes me ata që do të merrni nga Siria, janë

Agron Sojati, koordinator kombëtar për çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit deklaroi mbrëmjen e sotme se rasti i vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha që qëndroi për shumë kohë në kampin famëkeq të “Al Hol” në Siri, ishte i njohur nga qeveria që në momentin kur ai ka lëvizur në drejtim të Turqisë.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Sojati tha se qeveria shqiptare ka një vendim politik për gratë dhe fëmijët, ku do investohet për t’i marrë dhe më pas për riintegrimin e kësaj kategorie. Ai tha se për këto çështje duhet shumë kujdes pasi flitet për terroristë, jo turistë.

[caption id="" align="alignnone" width="770"]i-ftuar-1-770x432 Agron Sojati[/caption]

“Çështja e grupit të shqiptarëve që ndodhet në Siri është një çështje jo e re, jo thjesht rasti i Alvinit. Ka një plan ndërinstitucional që daton që para një viti, por ndryshon me situatën sot, sepse me atë plan parashikonim kur individ apo grupe që ndodheshin atje, mund vullnetarisht të vinin apo të paraqiteshin në një shërbim diplomatik. Kurse situatat e fundit kanë nxjerr në pah çfarë qëndrimi duhet të mbajtën vendet. Qeveria shqiptare ka një vendim politik tashmë për gratë dhe fëmijët, do investohet për t’i marr duke marr të gjithë masat për riintegrimin e kësaj kategorie.

90% e kësaj pune nuk është e dukshme për komunitetin, sepse nuk po flasim për një grup turistik që ka humb avionin, po flasim për organizata terroriste. Për rrezikshmërinë që mbartin dhe informacioni në asnjë rast nuk është absolut, gjithmonë ka hezitime ndaj ka edhe kushte se si merret e kur ndahet ky informacion, kjo e bën të vështirë situatën. Institucionet që kryesisht merren me këtë problematik preferojnë të kenë disa kuadrate, norma, ose preferojnë të mos i bëjnë publike shumë masa.

Rasti i Alvinit ka qenë i ditur që në momentin që është bërë lëvizja drejt Turqisë. Ka edhe shumë raste të tjera para dhe pas. Psh. Gjithë elementët e strategjisë kundër ekstremizmit të dhunshëm që u miratuan nga qeveria në 2015 në nëntor, janë përcjellë në publik, por mbase është dashur intensitet më tepër. Unë i rri mbi fakte, pozicionit që ka pa fund elementë, masa, takime por edhe debate mbi zgjidhjet. Të kemi parasysh që është një çështje komplekse”, - tha Sojati.

Të këshilluara

Arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka

Policia ka arrestuar këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka. Burime nga policia bëjnë me dije se Aleksandër Gjoka është arrestuar pasi akuzohet se drejtonte mjeti...

18:13

Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktorja Marika Kallamata. Ajo u lind në Fier më 17 nëntor 1930. Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në viti...

18:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI