Flash

Haradinaj i kthehet Ramës: Minishengeni për të nënshtruar Kosovën

Lapsi.al 23 December 2019
Haradinaj i kthehet Ramës: Minishengeni për të nënshtruar

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë bilancin e vitit që po mbyllet duke u ndalur edhe te nisma e Shengenit Ballkanik. Kreu i ekzekutivit të Kosovës thotë se mbajtja e taksës 100% kundër mallrave serbe nuk e pengon reciprocitetin. Tentimet për Shengenin Ballkanin dhe reciprocitet, sipas tij po bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën.

Megjithatë, Haradinaj thekson se orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal, drejt NATO-s dhe jo Rusisë. Kosova refuzoi ftesën për të marrë pjesë në Samitin e Tretë që u zhvillua në Tiranë të shtunën, ndërsa pati disa pati disa replika në distancë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Postimi i plote i Ramush Haradinajt

Në pritjen e fundvitit të organizuar nga Zyra e Kryeministrit përmbyllëm një vit me suksese, sfida, e dhimbje.

Unë poashtu isha i sfiduar me ftesën e papritur në moment kritik. Dorëheqja ime testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia jonë është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit.

➢ Sukseset:

1. Ushtria e Kosovës po konsolidohet në ushtri inteligjente me standarde të NATOs;

2. Kosova ka arritë pavarësinë energjetike dhe Trepça është gati për investime;

3. Investitori i parë strategjik SOËI + Parku ITP – me Gjermaninë;

4. Shtrirja e sundimit të rendit dhe ligjit edhe në Veri të vendit;

5. Transparencë e plotë në qëndrime politike, vendime dhe qasje në dokumente zyrtare – tani më është bërë ndryshimi duke instaluar kulturën qeverisëse me llogaridhënie të plotë.

➢ Sfidat

1. Injorimi i arritjeve të Kosovës drejt liberalizimit të vizave për arsye politike nga BE;

2. Rikthimi i dialogut në binarë - dialog mes shteteve e jo dialog për nënshtrim – Kjo logjikë duhet të vazhdojë deri në njohje reciproke në kufijtë ekzistues pa vonesa e sfida artificiale;

3. Mbajtja e taksës 100% e cila nuk e pengon reciprocitetin. Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë.

4. Keqpërdorimi i ndjenjave fetare për përfitime gjeopolitike është i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi bashkë në luftimin e kësaj.

➢ Dhimbje:

1. Tërmeti në Shqipëri na goditi të gjithëve pa dallim.

2. Sulmet terroriste anembanë botës e qytetarëve të lirë i përjetuam rëndë. Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-ve dhe aleancës globale kundër terrorizmit.

➢ Krenari:

1. Sukseset e rinisë së Kosovës në sport e kulturë kanë mahnitur botën.

➢ Mësimet nga ky vit:

1. Kur jemi unik jemi më të fortë – bashkë në tema nacionale.

2. Kalkulimet për një grusht votash nuk e bëjnë shtetin.

Ju uroj festat e fundvitit!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj.

Të këshilluara

Arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka

Policia ka arrestuar këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka. Burime nga policia bëjnë me dije se Aleksandër Gjoka është arrestuar pasi akuzohet se drejtonte mjeti...

18:13

Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktorja Marika Kallamata. Ajo u lind në Fier më 17 nëntor 1930. Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në viti...

18:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI