Flash

Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare

Lapsi.al 22 December 2019
Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktorja Marika Kallamata. Ajo u lind në Fier më 17 nëntor 1930. Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë. Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet. Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin "Artiste e Merituar".

Filmat

Një baba tepër (2000) (TV)

Vitet e pritjes - (1990)

Fjalë pa fund (1986), nëna e Magdalenës

Gabimi (1986)

Fillim i vështirë - (1986), nëna e Zanës

Kur hapen dyert e jetës - (1986), nëna e Bardhylit

Ëndërr për një karrige (1984) - Ishja

Nxënësit e klasës sime (1984), Nëna e Norës

Kur xhirohej një film (1981)

Fëmijët e saj (1957) .... Fshatare

Të këshilluara

Meta justifikohet pas takimit me Soros

Pas takimit me djalin e Xhorxh Soros mbrëmjen e së premtes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është justifikuar  se kërkesa për një takim të tillë ka ardhur që...

10:47

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI