Flash

Mini Shengeni/ Vazhdon fortuna anti Rama në Kosovë

Lapsi.al 21 December 2019
Mini Shengeni/ Vazhdon fortuna anti Rama në Kosovë

Nuk ka fund orteku i reagimeve kundër Edi Ramës për nismën e shengenit Ballkanik të mbrojtur në krah të Vuçiçit. Rast i veçantë ato vijnë jo vetëm nga qytetarët në rrjete sociale, por edhe nga deputetëe që do përbëjnë shumicën e re qeverisëse.  I zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ish luftëtari i UÇK, Rexhep Selimi, ka thënë se në tavolinën ku po diskutohet për krijimin e “Mini-shengenit”, nuk mungon vetëm Kosova, por edhe Shqipëria. “Në këtë tavolinë nuk mungon veç Kosova, aty mungon edhe Shqipëria. Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, ka shkruar Selimi.

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Edi Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare dhe sipas tij nuk është i denjë që Kosova të merret me të. “Unë mendoj se Edi Rama përgjigjen më të mirë po e merr prej Kosovës, injorimin, ai person nuk e meriton të merret me të. Kjo është përgjigja që Kosova ja ka dhënë kësaj radhe dhe besoj që ka me ia dhënë gjithmonë atyre që mendojnë në çfarëdo forme me e injoru Kosovën, ai person është i padenjë që Kosova të merret me të”, ka thënë Gashi.

Ndërsa gazetari dhe këshilltari i Ramush Haradinajt Halil Matoshi, shkruan:  se ‘MiniSchengen-i’ âsht sot projekt i Serbisë së Madhe, nuk dëshmon shumë mospjesëmarrja e Kosovës, sa bojkoti i BE-së!? "Shqipnia pa dyshim, si shtet sovran ka të drejtë të zhvillojë marrëdhânie dypalëshe me kombet tjera, pra edhe me Serbinë, por âsht jologjike me ia imponu kursin drejt nji ‘MiniSchengen-i’ Kosovës, veçmas kur edhe BE-ja ashiqare e sheh me dyshim këtë projekt. Sepse Vučić-in e Ramën i ka bashku antieuropeanizmi i dukshëm, si levë mbi të cilën duhet të krijohet ‘MiniSchengeni’ dhe në këtë kurth âsht gjetë “i pafajshmi” Zaev"?

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI