Kryeminstri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për minishegenin ballkanik, ku liderët e Ballkanit u mblodhën në Tiranë. Haradinaj tha se idea e minishengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vënë Serbisë. Haradianj u shpreh se: Përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reaçakut, puna e mbarë pa ne.
“Kosova nuk ka nevojë për një minishengen që kryeqytet ka Serbinë. Idea e minishengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vënë Serbisë. Edi Rama është vëllai im. Nëse Ramës i dhimbsen kosovarët, le të largojë taksën e vendosur në rrugën e Kombit. Përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reaçakut, puna e mbarë pa ne”, u shpreh Haradinaj.