Flash

Publikohet VIDEO/ Ministri qëllon me shuplakë gazetarin për një foto

Lapsi.al 20 December 2019
Publikohet VIDEO/ Ministri qëllon me shuplakë gazetarin për

Të martën mbrëma një gazetar raportoi në policinë e Kosovës se ishte sulmuar nga Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Gazetari i portalit “IndeksOnline”, Ensar Ramadani rrëfeu se ishte duke ndjekur një rast plagosjeje në QKUK kur ishte sulmuar fizikisht nga ana e ministrit sepse gazetari e kishte fotografuar. Ministri Shala e ka mohuar se kishte sulmuar gazetarin.

“Po të betohem, që nuk e kam sulmuar, ka qenë konflikt verbal, më shumë ka qenë keqkuptim që ka ndodh mes meje dhe tij sepse nuk e kam ditur që është gazetar”, - ishte njëra nga përgjigjet e Shalës për kallxo.com kur u pyet për rastin.

Ky portal ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë qartë sulmin fizik të ministrit Shala ndaj gazetarit. Në pamje mund të shihni se si rrjedh ngjarja. Ensar Ramadani po priste para Urgjencës në QKUK, kur sheh ministrin që po vjen në të njëjtin vend për shkak se i plagosuri ishte i afërm i tij.

Pasi pa se u fotografua, Shala i ishte drejtuar menjëherë gazetarit duke i rënë me shuplakë fytyrës. Në pamje shihen se janë të pranishëm edhe dy policë, njëri nga të cilët nuk ndërmerr asnjë veprim dhe tjetri mundohet të qetësojë ministrin duke e larguar nga aty.

Në lidhje me këtë rast, Prokurori Besim Kelmendi i cili është Koordinator në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për çështjet e sulmeve dhe kërcënimeve të gazetarëve tha se kishte nisur hetimet. Të enjten ministri Shala është pyetur nga policia për çështjen. Ndërkohë shoqatat e gazetarëve në Kosovë kanë kërkuar shkarkimin e ministrit Shala. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI