Flash

Vuçiç flet për pritjen me protesta në Tiranë

Lapsi.al 20 December 2019
Vuçiç flet për pritjen me protesta në Tiranë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mbërriti paditen e së premtes në Tiranë, por Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një protestë. I pyetur nga gazetarët serbë për këtë protestë, kreu i shtetit serb tha se nuk i bëjnë përshtypje të tilla gjëra.

“Personat që protestojnë kundër Tiranës, kundër bashkëpunimit rajonal, janë më shumë të drejtuar nga e kaluara dhe pa një vizion për të ardhmen” – tha Vuçiç duke shtuar se ishte shumë i kënaqur me takimin që kishte pasur me Ramën dhe Zaev. I pyetur për thirrjet kundër tij dhe Serbisë në protestë, Vuçiç tha se "ishte mësuar tashmë me protestat".

 

Ai theksoi se projekti i “mini-shengenit” do të ecë mes Tiranës, Shkupit dhe Beogradit duke thënë se të tjerë do t’i bashkohen, por sipas tij “disa persona nuk e kuptojnë realitetin, nuk jetojnë në të tashmen dhe nuk kanë një vizion për të ardhmen". Presidenti serb tha se “e kuptonte mungesën e Prishtinës”, por e kishte të paqartë se përse nuk ishte Bosnje Hercegovina. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen "Kastrioti" në Fier. Mësohet se ka qenë një defekt në motor, i cili ka bërë që automjeti tip "Fiat Doblo" t...

15:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI