Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, do të thirret si dëshmitar para Komisionit Hetimor që është ngritur për shkarkimin e Presidentit Meta.
Komisioni i Posaçëm që po heton ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve lokale ka vendosur të shtojë midis fajeve të presidentin edhe sherrin e fundit për Gjykatën Kushtetuese.
Dhe për këtë në planin e tyre të "hetimit" rilindasit kanë vendosur të thërrasin edhe ushtarin besnik, Ardian Dvorani.
Deputetët e opozitës së re u shprehën kundër vendimit për shtesën e objektit të hetimit ndaj Presidentit. Deputeti Alban Zeneli e quajti këtë një lojë politike mes shumicës dhe Presidentit.
Kujtojmë se Presidenti Meta ka ngritur një padi penale ndaj Dovarnit pasi e akuzon se ka shkelur Kushtetutën me dërgimin e të dyja listave për plotësimin e njëkohshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese,