Flash

Agron Tufa kundër kreut të ri të SPAK: Ka qenë hetues në diktaturë

Lapsi.al 19 December 2019
Agron Tufa kundër kreut të ri të SPAK: Ka qenë hetues

Sipas ish-kreut të Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, Arben Kraja i zgjedhur sot si kreu i SPAK ka qenë hetues në kohën e komunizmit. Kraja u zgjodh gjatë ditës së sotme me 6 vota nga anëtarët e KLP-së.

“Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!

Ka vend një pyetje këtu:

– Kush ia dha pastërtinë e figurës këtij ish-hetuesi? Mos vallë ish-oficerët operative qe drejtojnë zyrat e vetingut? Po per keto gjera u konfrontova une! Për çka tjetër!?

Për këtë duhet te shprehen AIDSSH dhe DSIK, të lajnë veten, ndryshe mbetet ne fuqi ai proverbi dibran: “Ja ma gjé, ja ma ke!”. Gjithsesi, qysh kur nisi kjo lojë e ndyre pa pike morali, unë jam shprehur ne kohë” - ka shkruar Tufa në Facebook.

Agron Tufa ndodhet aktualisht në Zvicër ku ka kërkuar azil politik së bashku me familjen e tij. Ai ka denoncuar shpesh se ish-hetues dhe ish-sigurimsa të diktaturës kanë pozicione të larta shtetërore.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI