Flash

Dalin para gjykatës 3 shqiptarët e arrestuar për vrasjen e policit malazez

Lapsi.al 18 December 2019
Dalin para gjykatës 3 shqiptarët e arrestuar për vrasjen e

Tre shqiptarët e arrestuar për vrasjen e policit malazez, Milutin Lekoviç do të qëndrojnë në burg për të paktën 30 ditë. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Lartë e Podgoricës për Nure, Luan dhe Lulzim Hasanaj, nënën dhe 2 djemtë e saj. Gjykata ka pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Lartë të Shtetit për të urdhëruar ndalimin e tyre.

Shqiptari nga Malësia e Madhe, Luan Hasanaj akuzohet se vrau policin Lekoviç dhe u përpoq të vriste edhe kolegun e tij Aleksandër Kilibard, pasi ata kapën shqiptarët në tentativë për të kaluar drejt Kroacisë pa dokumente. Gjatë shoqërimit të tyre në komisariatin e policisë, Hasanaj qëlloi me pistoletë policin 41-vjeçar.

Krimi ndodhi pas arrestimit të Luan Hasanajt, 43 vjeç, i cili shoqërohej nga nëna e tij Nurie, 67 vjeçe dhe vëllai i madh Lulzimi 49-vjeç. Lekoviç, oficer i policisë kufitare, kreu një kontroll rutinë dhe pasi pa se 3 shtetasit shqiptarë ishin pa dokumente i dërguan me një makinë zyrtare, por gjatë rrugëtimit, Hasanaj mori pistoletën nga çanta e nënës së tij dhe e qëlloi policin në pjesën e qafës.

Kilibard reagoi shpejt, duke u hedhur mbi autorin e krimit, por ky i fundit e drejtoi armën drejt tij, por ajo nuk shkrepi. Disa orë më vonë, ata u arrestuan në Sutorinsko ndërsa po përpiqeshin të largoheshin për në Kroaci.

Kur u rrethuan nga policia, Luani nxori përsëri armën duke qëlluar. Policia iu kundërpërgjigj duke e qëlluar vrasësin në krah. Më pas, të gjithë anëtarët e familjes u arrestuan. Luan Hasanaj rezultonte në kërkim edhe në Shqipëri, i akuzuar për tentativë vrasjeje. Policia ka njoftuar zyrtarisht se edhe Shqipëria po kërkon Luan dhe Lulzim Hasanaj.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI