Flash

Rrëshket Rama/ BE dhe Këshilli i Europës s'e kane lexuar ligjin, janë nën presionin e organizatave fallco

Lapsi.al 18 December 2019
Rrëshket Rama/ BE dhe Këshilli i Europës s'e kane lexuar

Edi Rama ka kaluar çdo limit në fjalën e mbajtur në parlament kur i ka shumëzuar me zero vërejtjet thelbësore që i kanë bërë Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës paketës së tij personale të njohur si anti-shpifje. Duke iu referuar kritikave të perendimorëve Rama tha se i ka thënë atyre se bëjnë vërejtje, por nuk e kanë lexuar fare projektin, por se janë nën presionin e organizatave fallco të mbrojtjes së Lirisë së fjalës. "E ka dhe Mero Baze një organizatët të tillë kot që e përdor sa herë që i duhet, ashtu janë të gjitha ato" tha Rama.

Sa për të ilustruar se kush është shpifësi më i madh në këtë vend Lapsi.al po sjell emrat e organizatave më prestigjoze të lirisë së shtypit që kanë dalë publikisht hapur kundër paketës Rama (Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit ( ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias në Europën Juglindore (SEEMO).  

Tani është më e lehtë të shikohet se kush gënjen.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI