Flash

VIDEO/ Rama tallet sërish me Veliajn: Mbylle këtë kanalin që nesër

Lapsi.al 17 December 2019
VIDEO/ Rama tallet sërish me Veliajn: Mbylle këtë kanalin që

Megjithëse sajoi lloj-lloj justifikimesh për të mbuluar turpërimin që kryeministri Edi Rama i bëri me lyerjen e shkallëve të një pallati, kryebashkiaku i Tiranës Erion Velij ka rënë sërish pre e kësaj loje. Gjatë një vizite në Kodër Vishnje Rama i është drejtuar Veliajt për një kanal të hapur.

BATUTAT

Rama: Këtë kanalin do ta rregulloni...

(Veliaj qesh)

Rama: Ç’është ky kanal? ... do ta rregulloni këtë kanalin?

Veliaj: Do ta rregullojmë patjetër, por fillimisht rregulluam shtëpitë të fusim kokën dhe pastaj do të bëjmë edhe kanalin.

Rama: Jo pastaj!

Veliaj: Këta janë komshinj që deshën të të takonin...

Rama: Jo pastaj! Kanali duhet bërë nesër.

Veliaj. Po fillimisht duhet bërë shtëpia pastaj kanali.

Pasi vizitojnë shtëpinë e rindërtuar një ish-polici.

Rama: Rregullo kanalin njëherë... Nesër kanalin. Gento…Se do thotë ajo (Vajza) që desha me mësuar anglisht por më ra libri në kanal.

Veliaj: Përtej humorit të kryeministrit…ne Genti duhet të vazhdojmë punën…

Rama: Nuk është humor ky.

 ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI