Flash

Emrat/ Cilët janë 3 shqiptarët e arrestuar për vrasjen e policit në Malin e Zi (FOTO+VIDEO)

Lapsi.al 16 December 2019
Emrat/ Cilët janë 3 shqiptarët e arrestuar për vrasjen e

Luan Hasanaj, 43 vjeç nga Malësia e Madhe është shqiptari i arrestuar si autor i vrasjes së policit në Malin e Zi. Policia malazeze, ka zbardhur emrat e tre të arrestuarve për ngjarjen në fjalë, nëna shqiptare me dy djemtë, dhe 43-vjeçari dyshohet të jetë personi që shkrepi këmbëzën.

Bashkë me autorin, mësohet se janë arrestuar edhe Nure Hasanaj 67 vjeçe (e ëma) bashkë me Lulëzim Hasanajn 49 vjeç (i vëllai). 43-vjeçari Hasanaj rezulton të ketë qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për “tentativë vrasjë e kryer në bashkëpunim”, por fshihej në Kosovë.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, pasi viktima Milutin Lekoviç ndaloi për kontroll nënën shqiptare me dy djemtë e tij. Ata nuk kishin dokumente dhe po tentonin të kalonin në Kroaci në vendin e quajtur Fusha e Sutorinit.

Oficeri u ka kërkuar dokumentet, por ata nuk i kanë pasur dhe kanë debatuar. Në momentin që po debatonin, Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese të cilën e mbante në dorë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë 41-vjeçarin Millutin Lekoviç.

Efektivi u dërgua në spitalin e Risanit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë autori u arratis bashkë me të ëmën dhe të vëllanë. Vetëm disa kilometra larg vendit të krimit, Luan Hasanaj së bashku me Lulëzim Hasanaj dhe Nure Hasanaj u ndaluan nga policia malazeze, me të cilët patën edhe shkëmbim zjarri. Nga të shtënat me armë, vetë autori përfundoi i plagosur në dorë.

https://youtu.be/XatWn_8hNOU

[caption id="" align="alignnone" width="741"] Polici i vrarë[/caption]

Të këshilluara

Tiranë, hidhet nga lartësia një person

Një person ende i paidentifikuar, është hedhur nga lartësia në një pallat në Tiranë. Sipas informacioneve të para, personi i plagosur është dërguar në spital në...

19:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI