Flash

Dogji ish-gruan me qumësht, nuk ndalet as nga qelia: “Nëse bëj burg, do futesh nga ke dalë”

Lapsi.al 15 December 2019
Dogji ish-gruan me qumësht, nuk ndalet as nga qelia: “Nëse

Nga qelia e burgut ku ndodhet pasi për pak i mori jetën ish-bashkëshortes së tij, B. Balla nga Librazhdi i ka dërguar mesazhe kërcënuese ish-bashkëshortes së tij, D.S duke i kërkuar të tërheqë denoncimin, ndryshe do ta pësojë keq.

"Tërhiqe denoncimin! Thuaj që je djegur vet që të mos bëj burg. Në të kundërt nëse bëj burg i bie të zhdukesh ose të futesh nga ke dalë", - janë këto fjalë që Balla i ka thënë ish-bashkëshortes së tij, me të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Historia e dhunshme e B. Ballës u raportua nga shqiptarja.com më 19 nëntor, kur ai hyri me forcë në shtëpinë e D.S ku e dogji me qumësht të valuar në dhomën e gjumit ku qëndronte me dy fëmijët, ndërsa nuk ndali dhunën as ndaj ish-vjehrrës.

Por jo vetëm kaq. Pasi ish-gruaja u shtrua në spital me plagë të rënda, ai i shkoi nga pas ku tentoi ta mbysë me jorgan. U zbulua nga mjekët dhe u hodh nga kati i tretë ndërsa disa orë më pas u vu në pranga nga policia.

Historia e gruas të re, D.S është e trishtë. Ajo kishte vuajtur ndër vite dhunën e bashkëshortit, i cili kishte guxuar të tregohej jo njerëzor edhe me të bijën e porsalindur, teksa e kishte djegur me cigare.

Drejtësisë i kishte shpëtuar paq, me dënime simbolike, teksa menjëherë sapo doli nga burgu sërish ju rikthye dhunës duke djegur ish-gruan. Edhe pas hekurave ku qëndron në masë arresti me burg pas kallëzimit që bëri në polici D.S, B. Balla nuk e lë të jetojë e qetë, duke e kërcënuar me jetë.

"Ishalla të marrë dënimin e merituar, sepse nuk kam besim fare tek gjykata. Shpresoj të marrë dënimin maksimal", - thotë ajo. /Shqiptarja.com

Të këshilluara

Përplasje me armë në Klos, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Klosit në Mat. Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri. Personi i plagosur është i...

17:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI