Flash

Berisha akuza të forta Ramës: Viktimat e tërmetit, krim shtetëror

Lapsi.al 15 December 2019
Berisha akuza të forta Ramës: Viktimat e tërmetit, krim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke e etiketuar atë si "kriminel", "hajdut", "fatkeqësi kombëtare". I pranishëm në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, të organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Berisha bëri thirrje që të gjithë të bashkohen për të larguar Rama nga drejtimi qeverisë, pasi sipas tij po cenon fjalën e lirë dhe po tallet me familjet e prekura nga tërmeti, duke thënë se ai nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të bëjë "shoë".

"Kenedi thoshte dikur se “tre janë armiqtë e njeriut janë tirania, sëmundja dhe varfëria e mjerimi" . Por të më pyesnin mua, armiku më i egër njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë. Ai që dhunon fjalën e lirë është i aftë të kryejë çdo krim.

Ky në Shqipëri e ka emrin Edi Rama, është kthyer në genet e të atit e tij. Largimi i tij është emergjencë kombëtare aq sa është tërmeti, për ta përmbysur sa më parë.

Një pjesë e viktimave të tërmetit janë krim shtetëror. Ajo që ndodhi në Thumanë me familjet që pas tërmetit të 21 shtatorit duke u thënë se banesat ishin të sigurta.

Ky po tallet në mënyrën më cinike me qindra shqiptarë që janë prekur nga tërmeti. kur një qeveri vendos për gjendje të jashtëzakonshme, merr dy vendime: forcat që ajo mobilizon për t'u përballur me këtë gjendje dhe vendimi i dytë janë paratë që cakton nga buxheti. Ai ka caktuar 62 mijë euro në dy javë, është kriminel, duhet të dërgohet në gjykatë.

Fondin e emergjencës e ka përdorur për luks dhe orgji. Vrasjet e tërmetit janë shtetërore, se pallatet në Thumanë nga tërmeti i 21 shtatorit ishin të pabanueshme, por nuk i strehoi askurrkund. Ai çdo gjë që e bën e bën për "show". Të ngihemi fuqishëm se tërmeti ishte fatkeqësi natyrore, Rama një fatkeqësi kombëtare, politike", - tha Berisha.

Të këshilluara

Përplasje me armë në Klos, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Klosit në Mat. Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri. Personi i plagosur është i...

17:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI