Një sërë fletë-arrestesh janë lëshuar mëngjesin e sotëm nga prokuroria e Durrësit në lidhje me përgjegjësit për shembjen e pallateve dhe ndërtesave në qytetin bregdetar gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Burime nga policia thanë se përveç zyrtarëve të Kadastrës dhe Kavaleshencës, në pranga janë vënë edhe pronari i pallatit tek ‘2 Gjelat’, njëkohësisht edhe pronari i lokalit ‘Barons’ Artur Terziu.
Ky i fundit akuzohet se ka ndërhyrë më strukturën e pallatit në funksion të lokalit të tij.
Po ashtu, në pranga janë vënë edhe pronarët e ‘Vila Palma’, Arben dhe Dëshira Qato.