Flash

Ligji i ri, Mark Marku: Rama do të mbyllë median online përmes kërcënimeve

Lapsi.al 13 December 2019
Ligji i ri, Mark Marku: Rama do të mbyllë median online përmes

Profesori i Gazetari-Komunikimit Mark Marku, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për projektligjin ‘antishpifje’.

Marku u shpreh se ligji ‘antishpifje’ është një projekt i qartë i Edi Ramës që të mbyllë mediat online, pasi ato kanë bërë denoncime të ndryshme kundër qeverisjes së tij.

“Ka një shqetësim te shoqatat e gazetarëve. Është shqetësim për dy gjëra kryesore. E para, tentohet që të vihen nën kontroll mediat online. I lejohet AMA-s që përmes zyrës së Ankesave të ketë mundësi të bëhet gjykatë e përmbajtjes së medias. Përmes kësaj procedure, mund të gjobiten gazetarë, të mbyllen portale, gjë është në kundërshtim me demokracinë. Nëse ndodh kjo, jemi praktikisht në censurë. Problemi i dytë është se media mund të vetë-rregullohet. Ligji aktual nuk e lejojnë AMA-n të jetë arbitrare, kurse ky ligj mund ta bëjë AMA-n arbitrare. Problem është që prsh një media prodhon një lajm, që ndoshta është problematik, por mund të heqësh lajmin, por jo ta mbyllësh median. Ky ligj shkel lirinë e fjalës. Ne si ekspertë të medias kemi qenë kundër këtij ligji, pasi nëse kalon ky ligj, do jemi vend pa standarde të fjalës së lirë. Kjo duhet të shkonte në Gjykatë Kushtetuese, por ne s’kemi Gjykatë Kushtetuese. Pra, i bie që media të jetë nën kontroll. Ka që janë kundër, ka edhe që nuk janë kundër, sepse ka edhe nga ata që pranojnë skllavërinë”, tha Marku.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI