Flash

Tërmeti i mbrëmshëm/ Parashikimi i sizmiologut: Kështu do të vazhdojmë edhe tre muaj

Lapsi.al 15 December 2019
Tërmeti i mbrëmshëm/ Parashikimi i sizmiologut: Kështu do

Lëkundje si ajo e tërmertit të mbrëmshëm  mund të vazhdojnë ndoshta edhe për tre muaj. Ky është parashikimi i sizmiologut Llambro Duni, pas disa lëkundjeve që janë regjistruar përgjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës, më e forta me magnitudë 4, sipas IGJEUM.

llambro-duni

“Nuk ka asgjë për të shqetësuar. Është një trend normal në rastin e tërmeteve të tillë. Pas goditjet do të vazhdojnë, ndjekin një trend zbritës por mund të ketë dhe të tilla që mund të ndihen, të kësaj madhësie që perceptohen”, u shpreh ai në një lidhje telefonike për News24.

Duni këshilloi që qytetarët t’i referohen të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, pasi në rastin e lëkundjes më të fortë gjatë natës ka të dhëna kontradiktore nga IGJEUM dhe EMSC.

“Ky tërmet ka pasur madhësinë 4 sipas nesh, 4.5 është sipas një tipi tjetër magnitude. Numri i këtyre pasgoditjeve vazhdon dhe kjo mund të vazhdojë për një farë kohe. Është e vështirë të them kohën por mund të kërkojë 1,2 por edhe 3 muaj”, deklaroi Duni.

Të këshilluara

Tërmeti, nisin arrestimet në Durrës

Policia sapo ka nisur një aksion të gjerë me arrestime në qytetin e Durrësit. Arrestimet dhe shoqërimet në drejtori po zhvillohen në kuadër të hetimeve për dëme...

08:32

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI