Flash

Dorëhiqet Shpend Ahmeti, PSD-në e merr bashkëshorti i ministres Shahini

Lapsi.al 15 December 2019
Dorëhiqet Shpend Ahmeti, PSD-në e merr bashkëshorti i ministres

Shpend Ahmeti dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë Social Demokrate. Kjo forcë politike në Kosovë është duke mbajtur Kuvendin e saj zgjedhor, ku u caktua lideri i saj i ri dhe kryesia e partisë. Udhëheqësi lideri i ri i partisë është Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres së arsimit, Besa Shahini.

Kandidatët e tjerë në garë kishin zgjedhur të largoheshin prej saj. Dorëheqjen e tij, Ahmeti e bëri të ditur sot përmes një statusi në Facebook, ku mori përsipër si kryetar fajin për dështimin e PSD’së në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Natyrisht, përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD, organi më i lartë vendimmarrës I saj. Kjo na mundëson që të reflektojmë si kolektiv dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do të votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti”, - ka shkruar Ahmeti.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate siguroi 13 deputetë në Kuvend.

Të këshilluara

Përplasje me armë në Klos, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Klosit në Mat. Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri. Personi i plagosur është i...

17:09

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI