Flash

Edhe Këshilli i Europës proteston fort ndaj "paketës anti shpifje" kundër medias

Lapsi.al 17 December 2019
Edhe Këshilli i Europës proteston fort ndaj "paketës anti

Dunja Mijatoviç, komisionere e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut iu bashkua korrit të protestave kundër projektligjeve të qeverisë Rama duke kërkuar rishikimin e tyre nga e para dhe duke i konsideruar ato “një goditje e rëndë për lirinë e shprehjes.”

Mijatoviç, e cila ka qenë më herët Përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e Medias, e publikoi deklaratën në Facebook të Martën më 17 dhjetor.

“Jam thellësisht e shqetësuar kur mësova se këtë javë Parlamenti i Shqipërisë ka vijuar me ekzaminimin e dy projektligjeve, të njohura si “Paketa anti-shpifje.” Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim,” deklaroi Mijatoviç.

“Në të vërtetë, shumë nene janë jo në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane të të drejtave të njeriut, të cilat mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Jam në veçanti e shqetësuar se fuqi diskrecionare i jepen organeve rregullatore, me mundësinë për të imponuar gjoba të tepërta dhe për të bllokuar faqe interneti pa një urdhër gjykate, si dhe për vendosjen e rregullimit shtetëror për median online, gjë që mund t’i japë një goditje të fortë lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në vend. Ka rëndësi të jashtëzakonshme që të sigurohemi që interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”

Mujatoviç i bëri thirrje Parlamentit të Shqipërisë të rishihkojë draftet aktuale dhe t’i sjellë ato në përputhje me standardet e Këshillit të Europës dhe çështjet gjyqësore të vendosura në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Mijatoviç njihet në Shqipëri për kundërshtimin e saj të ashpër në vitin 2015 ndaj nismës së atëhershme të kryeministrit Edi Rama për “kriminalizimin e shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë”.

Gjergj Erebara/ Birn

Të këshilluara

Tiranë, hidhet nga lartësia një person

Një person ende i paidentifikuar, është hedhur nga lartësia në një pallat në Tiranë. Sipas informacioneve të para, personi i plagosur është dërguar në spital në...

19:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI