Flash

FOTO/ Ministri godet në fytyrë gazetarin gjatë raportimit LIVE

Lapsi.al 17 December 2019
FOTO/ Ministri godet në fytyrë gazetarin gjatë raportimit LIVE

Një denoncim ka ardhur nga portali me qëndër në Kosovë, Indeksonline i cili raporton se gazetari i tyre, Ensar Ramadani është rrahur nga ministri në detyrë i Tregtisë, Endrit Shala dhe se kjo ka ndodhur në prani të policisë.

“Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë e ka goditur fizikisht gazetarin e Indeksonline, Ensar Ramadani. Gjersa gazetari ishte në detyrën e tij, me bexhin zyrtar të punës, Endrit Shala e ka goditur në fytyrë pa asnjë arsye gazetarin tonë”, - thuhet në njoftimin e Indeksonline.

Sipas tyre, Ensar Ramadani po përcillte nga afër në QKUK gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut. Aty ka ardhur Endrit Shala i cili i ka kërkuar telefonin gazetarit Ramadani.

“Duke e ditur që ministri Shala nuk është polic, gazetari jonë nuk i ka dhënë telefonin atij, ai e ka sulmuar fizikisht duke e goditur në fytyrë. Madje, sulmi fizik ka ndodhur në prezencë të Policisë te cilët nuk kanë reaguar fare, por vetëm i kanë thënë gazetarit të largohet nga aty”, - thuhet tej nga kjo media.

“Ensar Ramadani i është drejtuar menjëherë Stacionit më të afërt të Policisë ku e ka paraqitur rastin. Po ashtu, gazetari posedon edhe incizimin ku është goditur paftyrësisht nga një person që e quan veten ministër. Po ashtu, sulmi është kapur edhe nga kamerat e QKUK-së. Endrit Shala nuk e ka goditur sot Ensar Ramadanin, ai e ka goditur raportimin e drejt, ka goditur tërë mediat, ka goditur demokracinë e lirinë e punës” – thuhet në reagim.

[caption id="" align="alignnone" width="714"] Gazetari Ensar Ramadani[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="2500"]Résultat de recherche d'images pour "endrit shala" Ministri Endrit Shala[/caption]

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI