Flash

Ligji kundër mediave online, hakerat sulmojnë faqen e AKEP dhe AMA

Lapsi.al 18 December 2019
Ligji kundër mediave online, hakerat sulmojnë faqen e AKEP dhe AMA

Anonymous Albania, faqja e njohur në të gjithë Shqipërinë ka sûlmuar faqen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), duke i nxjerrë ato jashtë funkzionit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, zotëruesit e faqes së hakersave shqiptarë shkruajnë se, ky vendim vjen në shenjë proteste ndaj paketës ‘antishpifje’.

Ndër të tjera, në status shkruhet se kërkojnë të tërhiqet paketa antishpifje, pasi sipas tyre është një kërcënim i qeverisë ndaj gazetarëve.

“Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sûlmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe ti gjobisë ato. por AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokoj faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato. AMA s’ka të drejtë të ndaloj lirin e fjalës, sepse shqipëria është një shtet demokratik! Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën qeveria duke kërcënûar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në shqipëri,”– shkruhet në statusin e Anonymous Albania.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI