I pyetur nga mediat, se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit të Republikës ndaj së ashtuquajturës "Paketë anti-shpifje", zëdhënësi i tij, Tedi Blushi sqaron se kreu i shtetit “do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit”.
“Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar” – thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidentit Meta. ©LAPSI.al