Flash

Ruçi mërzitet me ministrat: Mjaft bëtë muhabet, ose do ju nxjerr jashtë

Lapsi.al 18 December 2019
Ruçi mërzitet me ministrat: Mjaft bëtë muhabet, ose do ju

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi u ka tërhequr vëmendjen ministrave të cilët ishin përfshirë në muhabete personale. Ruçi u ka kërkuar të heshtin pasi po miratohej buxheti i shtetit, ndërsa i ka kërcënuar me pezullim të seancës.

“Ju lutem dhe njëherë zotërinj ministra, do pezulloj seancën vetëm për juve. Miratohet buxheti i shtetit. S’keni ardhur për muhabete këtu”, - u tërhoqi vëmendjen kreu i Kuvendit.

Në një moment nga maxhoranca është kërkuar një ndërhyrje dhe një saktësim, por Ruçi ka pasur sërish kritika.

“E saktësonit kur prutë materialin jo këtu, dakord ë se s’keni bërë kërkesë. E pra. I shkruani gjërat para se t’i bini”, - tha Ruçi.

Por mesa duket seanca parlamentare e ditës së sotme, e ka lodhur disi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, i cili ngatërroi edhe Arben Ahmetajn me Arben Malajn.

“Faleminderit z. Malaj!”– tha Ruçi, pas fjalimit të Arben Ahmetajt për dëmet nga tërmeti.

“Është Ahmetaj!” – e korrigjuan nga salla.

“Ka edhe kështu nga lodhja!” – ua ktheu kryeparlamentari.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI