Flash

SGS Albania, shton kapacitetet për kontrollin e makinave në Tiranë e Lushnje, pas dëmtimeve të tërmetit në Durrës

Lapsi.al 19 December 2019
SGS Albania, shton kapacitetet për kontrollin e makinave në

Për shkak të dëmtimeve të ndodhura në godinën e QKT Durrës, si pasojë e tërmetit, të datës 26 Nëntor 2019, është kryer vlerësimi i riskut nga Instituti Kombëtar i Ndërtimit, i cili ka rekomanduar që zona perëndimore e godinës të mbyllet deri në riparimet e nevojshme.

Si pasojë e kësaj, QKT Durrës, do të punojë me kapacitet të reduktuar dhe me oraret e shtuara si më poshtë: nga e Hëna në të Premte në oraret 08:00 – 18:00; ndërsa të dielave në oraret 08:00 – 13:00.

Për të përballuar këtë situatë e për të siguruar mbarëvajtjen e punës, në mungesë të dy linjave në QKT Durrës, automojetet do të adresohen për të kryer kontrollin e tyre pjesërisht në QKT Fushë- Prezë dhe QKT Lushnjë, të cilat janë përgatitur me kapacitete shtesë, për të përballuar mjetet që vijnë nga Durrësi.

Të gjithë të interesuarit duhet të kontaktojnë në numrin 044503503 për të rezervuar një orar në QKT Lushnje dhe QKT Tirana Fushë-Prezë, si dhe në numrin 0696000999 për sqarime dhe ankesa.

Duke falenderuar klientët për bashkëpunimin në tejkalimin e kësaj situate, SGS Automotive Albania shpreh angazhimin maksimal të personelit për rifillimin e shpejtë të shërbimit me kapacitet të plotë në QKT Durrës.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI