Flash

Rama tregon SMS-në që i dërgoi Bashës natën e tërmetit

Lapsi.al 19 December 2019
Rama tregon SMS-në që i dërgoi Bashës natën e

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se natën e tërmetit tragjik të 26-nëntorit i ka dërguar një mesazh në celularin personal, kryetarit të Partisë Demokratik, Lulzim Bashës. I ftuar në emisionin “Zona e debatit”, në “Klan Kosova” me Baton Haxhiun, Rama u shpreh se Basha nuk i ka kthyer përgjigje mesazhit të dërguar.

“Natën e tërmetit i kam dërguar një mesazh Lulzim Bashës. Ka qenë një mesazh i dërguar në telefonin personal, jo mesazh publik. I shkrova dhe i thashë se mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit asgjë nuk ka më tepër rëndësi se sa nevoja për ngushëllim e njerëzve. Dhe e presin nga ne…,” - tha Rama ndër të tjera.

Më tej kryeministri solli në vëmendje thirrjet publike që i ka bërë kryedemokratit, për t’u ulur në dialog, por që sërish nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Mund të vinte jo për të bërë marrëveshje, por për të qenë përtej politikës,”– tha ai më pas.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI