Flash

Detaje nga vrasja e 2-fishtë në Patos, autori kërkoi leje në punë

Lapsi.al 19 December 2019
Detaje nga vrasja e 2-fishtë në Patos, autori kërkoi leje në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në ambientet e poliklinikës së Patosit, ku si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy të rinj. Viktimat janë Elis Kapaj 22 vjeç, banues në Kashisht, i cili vdiq në vend e ndërsa Manol Rrapaj 26 vjeç, banues në Kucar ndërroi jetë në spital. Mësohet se autori i ngjarjes që ndodhi prej një konflikti, është Martin Skëndaj, me profesion polic në grupin e shoqërimit në burgun e Fierit.

Burime për Top Channel mësojnë se sot ai kishte telefonuar dhe kishte kërkuar leje nga puna, pasi siç ka thënë ishte sëmurë se kishte thyer krahun. Thuhet se autori 22-vjeçar, i cili ishte rekrutuar si polic i burgut të Fierit në dhjetor të 2018-s njërin nga viktimat e kishte bashkëfshatar. Ai është nga fshati Kucar, njësoj si edhe i ndjeri Manol Rrapaj. Policia mundi ta ndalonte autorin në fjalë, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI