Flash

Vuçiç flet në Tiranë: I kënaqur nga takimi me Ramën dhe Zaev

Lapsi.al 20 December 2019
Vuçiç flet në Tiranë: I kënaqur nga takimi me

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç thotë se është ndarë i kënaqur nga takimi me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Vuçiç u ka thënë medieve serbe se “janë arritur marrëveshje konkrete për shumë gjëra”.

“Kjo që po e bëjmë është rrugë vizionare dhe është diçka që edhe Beogradit, edhe Shkupit e edhe Tiranës do t’i sjellë zhvillim, më shumë para, standard më të mirë të jetesës, qëndrim dhe mbijetesë për popujt tanë në vatrat e tyre, e jo vetëm ikje jashtë vendit me barkun zbrazët”, - tha Vuçiqi për gazetarët pas takimit sipas asaj që raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”.

Vuçiç tha se takimi i radhës do të jetë në Beograd në fund të janarit dhe vlerësoi se “do të jetë historik” për atë se çfarë do të bëhet deri atëherë. 

Presidenti serb dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “Mini-Schengenit Ballkanik”. Pas takimeve të zhvilluara në Novisad dhe Ohër, kësaj here Rama, Vuçiq dhe Zaev po takohen në Tiranë.

 

Ndërsa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pasi i tha “jo” ftesës së Ramës për t’u takuar në Tiranë për takimin e tretë mes Ramës, Vuçiçit e Zaevit duke deklaruar se “derisa Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj qytetarëve të Kosovës dhe nuk e njeh Kosovën si shtet, iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta”. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë organizoi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër vizitës së Vuçiç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen "Kastrioti" në Fier. Mësohet se ka qenë një defekt në motor, i cili ka bërë që automjeti tip "Fiat Doblo" t...

15:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI