Flash

LAJM I FUNDIT/ Presidenti Meta takon djalin e George Soros

Lapsi.al 20 December 2019
LAJM I FUNDIT/ Presidenti Meta takon djalin e George Soros

Alex Soros, djali i George Soros ndodhet në Tiranë dhe zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Në një njoftim të zëdhënësit të Metës thuhet se kreu i shtetit "priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi".

“Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pak kohë më parë Kreu i Shtetit ftoi në takim një përfaqësues të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur SOROS. I pyetur për arsyet e kësaj ftese, Meta u shpreh se është një takim në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe nuk ka asgjë të veçantë.

“Nuk një ftesë të veçantë por ideja është që të ketë një takim me ata që kontribuuan për reformën në drejtësi. S’ka arsye pse të përjashtojmë njeri. Unë jam president dhe ftoj të gjithë shoqërinë civile”, - tha Meta, i ftuar në “Open”.

Presidenti Ilir Meta është shprehur shumë herë kundër ndikimit të Soros në Shqipëri. Ai e ka sulmuar hapur filantropin George Soros, për të cilin është shprehur se ka investuar në Shqipëri para për ta kthyer vendin në një “Deep state”.

Në një koment publik Meta akuzonte zotin Soros, se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen "Kastrioti" në Fier. Mësohet se ka qenë një defekt në motor, i cili ka bërë që automjeti tip "Fiat Doblo" t...

15:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI