Flash

Del FOTO/ Anëtari i SPAK në kafe me Ulsi Manjën një ditë para votimit

Lapsi.al 20 December 2019
Del FOTO/ Anëtari i SPAK në kafe me Ulsi Manjën një

Altin Dumani anëtar i ri i betuar i SPAK, nuk ia doli të ishte më i votuari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP. Por, një ditë para se të kandidonte ai është ulur gjatë me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Një foto e shkrepur të dielën e vërteton këtë.

Njeriu, i cili është me shpinë në fotografi është Altin Dumani, kandidati që “humbi” garën. Trupa e SPAK, kryetari i saj duhet të mos kenë asnjë kontakt me kriminelët dhe politikanët, të cilët duhet të jenë dhe objekt i punës së tyre.

SPAK u ngrit për këtë qëllim, por me sa duket Ulsi Manja ka një tërheqje magnetike të panjohur më parë, me gjasë mistike, përderisa fill pas kësaj “kafe pune” Altin Dumani kandidoi me tërë mend për kreun e SPAK, por me këtë logjikë nuk dihet me kë piu kafe Arben Kraja, meqë u bë kryetar, se Ulsiu doli huq.

Pikërisht, fill pas zgjedhjes zoti Kraja u betua që SPAK do i ndjekë politikanët e korruptuar këmbë pas këmbe. Duket këtë punë SPAK e ka nisur qysh të dielën duke jua pirë kafen. /27.al

Të këshilluara

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen "Kastrioti" në Fier. Mësohet se ka qenë një defekt në motor, i cili ka bërë që automjeti tip "Fiat Doblo" t...

15:42

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI