Flash

Kreu 100 grabitje në Gjermani dhe Francë, arrestohet shqiptari me nofkën “Fantazma”

Lapsi.al 23 December 2019
Kreu 100 grabitje në Gjermani dhe Francë, arrestohet shqiptari me

Një shqiptar është arrestuar nga policia gjermane pasi rezulton në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet i akuzuar për vjedhje në zonën e Mainz. Sipas medieve vendase shqiptari është ndoshta një nga hajdutët më të kërkuar në Gjermaninë jugperëndimore.

Rreth 5 vjet më parë, policia e Mainz vuri re një seri të tërë vjedhjesh. Metoda ishte gjithmonë e njëjtë: kryesisht shpoheshin kornizat e dritares dhe më pas hapeshin ato.

Si pjesë e hetimit, policia siguroi gjurmë të ADN-së. Të gjitha kanë ardhur nga i njëjti dhunues. Gjurmët u gjetën në më shumë se 100 skena krimesh në Rhineland-Palatinate, Baden-Ëürttemberg dhe Hesse. Hetuesit e quajtën hajdutin vetëm “fantazmë” sepse nuk kishte asnjë provë të autorit të veprës penale përveç gjurmëve të ADN-së.

Mediat gjermane, të cilat thonë se burri është arrestuar nga policia shqiptare, shkruajnë se ishte policia franceze ajo që më në fund arriti të identifikonte se kishte ishte i panjohuri: ishte një 38-vjeçar nga Shqipëria. I dyshuari më në fund u arrestua në Shqipëri.

Për shkak të numrit të madh të krimeve sipas policisë, ende nuk është e mundur të thuhet përfundimisht se sa vjedhje i atribuohen 38-vjeçarit. Megjithatë, deri më tani, ka pasur disa qindra vjedhje me dëme mesatarisht në shuma 3-shifrorë, sipas hetuesve. Në historinë e selisë së policisë në Mainz, nuk kishte asnjë autor që shkaktoi më shumë vjedhje sesa 38-vjeçari.

Të këshilluara

Arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka

Policia ka arrestuar këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka. Burime nga policia bëjnë me dije se Aleksandër Gjoka është arrestuar pasi akuzohet se drejtonte mjeti...

18:13

Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktorja Marika Kallamata. Ajo u lind në Fier më 17 nëntor 1930. Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në viti...

18:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI