Flash

“Nuk u vlerësova asnjëherë”/ Ndahet nga jeta aktorja e filmave shqiptarë (FOTO)

Lapsi.al 24 December 2019
“Nuk u vlerësova asnjëherë”/ Ndahet nga jeta aktorja

Ndërron jetë aktorja shqiptare Eva Pëllumbi. Për publikuan ajo është e njohur për rolet në filmat shqiptarë “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige” apo edhe “Kapedani”. Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun. Në një intervistë për mediat vitin e shkuar, Eva Pëllumbi tregoi fillimet e karrierës së saj, dhe sesi kishin arritur që t’i hiqnin edhe autorsinë nga filmat.

“Vlash Dobroniku është i pari regjisor, që më ka vënë emrin në filmat e tij. Mua në ato vite nuk më kanë vlerësuar, nuk më shënonin emrin në filmat multiplikativë, ku unë bëja zërin e personazheve. Ato vite dhe ai që priste kartonin e kishte emrin në filmat multiplikativ ndërsa unë jo. Kjo më rëndonte shumë. Nuk donin. Ishte një mentalitet i kohës,” - thoshte Pëllumbi. Pas viteve ’90, aktorja Eva Pëllumbi u largua nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.

Résultat de recherche d'images pour "eva pellumbi"

Résultat de recherche d'images pour "eva pellumbi"

Résultat de recherche d'images pour "eva pellumbi"

Résultat de recherche d'images pour "eva pellumbi"

 

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI