Flash

Ranking Fifa 2019/ Andorra nuk i prish punë Shqipërisë: komandon Belgjika para Francës

Lapsi.al 19 December 2019
Ranking Fifa 2019/ Andorra nuk i prish punë Shqipërisë: komandon

E 66-a në përfundim të 2019: kjo është renditja e Shqipërisë në listimin e Fifa në përfundim të vitit. Kombëtarja kuqezi nuk ka lëvizur asnjë pozicion në renditje dhe ky duhet parë si lajm i mirë, në kohën kur rezultatet e arritura në muajin nëntor, ose më saktë dy eleminatoret e fundit për Euro 2020 kundër Andorrës e Francës ishin një zhgënjim i vërtetë. Një barazim në Elbasan Arena kundër andorranëve dhe një humbje në Air Albania kundër kampionëve të botës, mund ta kishin penalizuar me pozicione të zbritura skuadrën e Edy Reja, që megjithatë qendron me 1356 pikë. Kuqezinjtë mbeten pas Sllovenisë, që gjithashtu nuk ka lëvizur në pozicion, por përpara Arabisë Saudite.

Belgjika është skuadra e vitit në Ranking botëror të FIFA për të dytën herë radhazi. Pas shpinës së Djajve të Kuq konfirmohen kampionët e Botës së Francës, të pozicionuar pas Brazilit: njësoj të renditura që nga dhjetori 2018. Ngjitet një pozicion Anglia, që ngjitet në vendin e katërt përpara Uruguay. E ndjekin Kroacia e Portugalia e Cristiano Ronaldo. Mbyll dhjetëshen e parë Spanja, e ndjekur nga Argjentina e Kolumbia.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI