Flash

Video/ El Clasico nuk ka fitues: 8 kartona të verdhë, një gol i anulluar, por asnjë i vlefshëm

Lapsi.al 18 December 2019
Video/ El Clasico nuk ka fitues: 8 kartona të verdhë, një gol i

E gjithë vëmendja e përqendruar në një stadium të vetëm, mori si shpërblim një spektakël pa gola, rezultat që në Clasico nuk fiksohej prej 17 vjetësh. Në ndeshjen e rikuperimit të javës së 10 të La Liga, Barcelona e Real Madrid ndanë cmimin në lojë, duke qendruar ende së bashku në krye të klasifikimit me 36 pikë.

Për herë të parë nga 2002 një Clasico përfundon pa gola, edhe pse ritmi ishte i lartë dhe veprimet spektakolare, ashtu si edhe kontestimet nuk munguan. Ndeshje e ashpër me raste të mira shënimi për të dy formacionet: Barcellona mban shumë zotërimin e topit në fillim, por është Real, në pjesën kryesore të pjesës së parë, që dominoi lojën. Casemiro, Kroos e Valverde provuan me insistim me tentativa nga distanca e pikërisht braziliani, në të 17', që pa ti mohohej goli nga Pique, që shpëtoi me kokë në vijën e portës. Barça e kishte të vështirë të dilte nga gjysëmfusha e saj, por kur e bënte ishte e frikshme. Messi kishte rastin ideal në të 31', por Sergio Ramos ishte vigjilent me Courtois të mundur.

Katalanasit ngritën ritmin në pjesën e dytë, Messi e Suarez kanë dy raste të mira, por i shpenzojnë para portës. Një ndeshje që nuk mund të kalonte pa raste të diskutueshme dhe 20' minuta nga fundi i ndeshjes Bale - që pak minuta më parë kishte një rast të mirë me të majtën - kaloi në avantazh Real, por arbitri anulloi për pozicion jashtë loje. Nervozizëm në fushë dhe në fërshëllimën e fundit të arbitrit numërohen 8 kartonë të verdhë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI