Flash

Në Barcelonë diskutohet e ardhmja e Vidal: katalanasit pranojnë, por kanë kushte

Lapsi.al 19 December 2019
Në Barcelonë diskutohet e ardhmja e Vidal: katalanasit pranojnë,

Mund të vendoset sot e ardhmja e Arturo Vidal. E mendojnë dhe e shkruajnë në Barcellona të nesërmen e "clasico" që ka parë kilenin në fushë për vetëm një pjesë loje: sipas Mundo Deportivo, menaxheri i mesfushorit blaugrana, Fernando Felicevich, ka në program një takim me drejtuesit e klubit katalanas për të bërë të qartë situatën e për të kuptuar sa hapësirë ka ende në skuadër për të asistuarin e tij. Mediat katalanase shkruajnë për një raport mes Vidal e Valverde, teknikut blaugrana, tashmë të ardhur në fund, sidomos pas pakënaqësive të mesfushorit pas përjashtimit nga lista e titullarëve për ndeshjen kundër Real Madrid.

Vidal e di se ka tek Antonio Conte një vlerësues të madh e Felicevich do të provojë të kuptojë se në cilat kushte reale, Barcellona është gati ta lërë të lirë lojtarin: kileni është i vlerësuar mes 20 e 25 milionë euro e hipoteza është për një huazim pa detyrim blerje të formuluar nga Inter, që për momentin është refuzuar. Katalanasit kërkojnë të arkëtojnë, përmes shitjes së menjëhershme me titull përfundimtar, ose me një huazim me detyrim blerje në qershor.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI