Flash

Real përgatit sulmin për kampionin e Lazio: "Gati 105 milionë euro"

Lapsi.al 19 December 2019
Real përgatit sulmin për kampionin e Lazio: "Gati 105

Ashtu si cdo verë, nuk mungojnë zërat që përflasin një largim të mundshëm të Milinkovic-Savic nga Lazio, që në shumë raste ka refuzuar ofertat që kanë ardhur nga Anglia e madje edhe Spanja, ku Real Madrid është prej kohësh i interesuar për mesfushorin. Sipas asaj që bën të ditur Don Balon, këtë herë blancos kanë ndërmend të veprojnë seriozisht e kanë gati një ofertë prej 105 milionë euro për ti shkëputur serbin klubit të Lotito.

Milinkovic, që është tek Lazio nga 2015, shumë shpesh ka qenë protagonist i përfaqësimeve me luhatje, por në këtë sezon po tregon se është bërë një lojtar i rëndësishëm në të dy fazat e deciziv për ekuilibrat në mes të fushës. Pasi ka mbyllur 2018/2019 me golin në finalen e Kupës së Italisë, në këtë vit ka shënuar katër herë, përvec 6 asist të cmuar.

E nuk është rastësi që Lazio, edhe falë kontributit të tij, është në vendin e tretë në klasifikim vetëm tre pikë nga Inter e gjashtë nga Juventus, që ndërkohë ka një ndeshje më shumë. Milinkovic është i blinduar nga një kontratë e rinovuar kohët e fundit deri në 2024 e Lotito nuk ka asnjë nevojë ta shesë lojtarin, që është kthyer sërisht në qendër të radarit të Real Madrid, në prag të verës së ardhshme: Blancos janë të gatshëm të ngjiten deri në 105 milionë euro, por për bardhekaltrit mund të mos mjaftojë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI