Flash

E krahasuan me Hagi e Stoitchkov: Armando Broja me trigolëshin për Chelsea, sfidon Lewandowski e barazon me Tammy Abraham

Lapsi.al 19 December 2019
E krahasuan me Hagi e Stoitchkov: Armando Broja me trigolëshin për
Nuk është ende Robert Lewandowski që të arrijë 30 gola përpara Krishtlindjes, akoma jo, por sulmuesi shqiptar i Chelsea U18, Armando Broja, kishte arritur në kuotën 20, ende pa lënë gjurmë në mbrëmjen e të mërkurës në FA Youth Cup kundër Huddersfield Town. Në më pak se një minutë nga starti, shkoi në 21 e pas më pak se një ore ishte 23, duke udhëhequr fitoren 4-0 Baby Blues. Pas eleminimit dramatik të sezonit të kaluar, 4-3 në raundin e parë, një ndeshje e vendosur nga një tjetër trigolësh — nga Mason Greenwood, shpëtimtar i Manchester United — ishte një rikthim spektakolar për Chelsea, që kishte fituar 5 herë radhazi FA Youth Cups, përpara daljes së sezonit të fundit në raundin e parë. E duke folur për trigolësha, Broja bashkohet me Tammy Abraham e Dominic Solanke që kanë shënuar nga tre kundër Terriers në këtë nivel, ndërkohë që bashkë me Mason Mount, Iké Ugbo e Martell Taylor-Crossdale kanë shënuar nga një tregolësh gjatë kësaj dekade të FA Youth Cup. Tekniku i Chelsea U18 Ed Brand e vlerëson shumë shqiptarin, ashtu si në fakt edhe tekniku i Kombëtares shqiptare U-21 Alban Bushi, që ka folur me superlativa për shkodranin, duke e cilësuar si Hagi për Rumaninë, apo Stoichkov për Bullgarinë, edhe pse në një koment të teknikut Edy Reja, në lidhje me përfaqësimet e Brojës, italiani e ka vënë theksin tek individualiteti i tepruar i sulmuesit të ri, por që premton shumë për të ardhmen. Fitorja nënvizon dominimin sezonal të Chelsea në nivelin U18, që i sheh të pamundur Baby Blues në krye të renditjes (9 fitore në 11), dy pikë përpara rivalëve të qytetit Fulham U18 në Divizionin e Jugut. Por emri që po merr titujt kryesore, pas mbrëmjes së djeshme, është Armando Broja. Me origjinë shqiptare, por lindur në Slough (Berkshire), Broja ka qenë me Chelsea që në moshën 10 vjecare, duke nënshkruar kontratën e parë profesionale verën e kaluar. Duke patur Didier Drogba e Ronaldo (Ronaldo i vërtetë) si idhuj, Broja ka shpërthyer tashmë me forcë, pas vetëm dy golash në 23 ndeshjet e sezonit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI