Flash

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

"Jemi një skuadër me gjithë shqiptarët", FSHF bën të lumtur fëmijët e të prekurve nga tërmeti me një festë

Lapsi.al 19 December 2019
"Jemi një skuadër me gjithë shqiptarët", FSHF

Solidarizimi me të gjithë ata që u prekën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit vazhdon. Federata e Futbollit, edhe pse ka nisur tashmë aktivitetin sportiv, madje me axhendë të ngjeshur për të përmbushur kalendarin sipas programit, nuk ka harruar ata që, në fatkeqësinë natyrore që shkaktoi 51 jetë të humbur e ndërtesa të shumta të shkatërruara, ishin më të pafat.

Institucioni që drejton futbollin në vend ka mbledhur në Kavajë sot mbi 50 fëmijë të familjeve të prekura nga tërmeti dhe ka organizuar një festë për ta, duke nisur një seri aktivitetesh të këtij lloji. FSHF mori vendimin për të anulluar të gjitha festat tradicionale të saj me rastin e fundvitit dhe vendosi gjithashtu që këto buxhete të shkojnë për fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti.

“Për këtë arsye ne sollëm sot dhe do vijojmë të sjellim festë, argëtim dhe gëzim për fëmijët e dashur. Ne jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët dhe do qëndrrojmë pranë tyre”, tha Ervin Bulku, zëvendës trajneri i Kombëtares, që bashkë me pjesëtarë të tjerë të stafit të federatës, u takua me vogëlushët dhe ju shpërndanë dhurata në një atmosferë festive enkas për ta -. "Federata e Futbollit dhe përfaqësuesja jonë, nuk mund të festojnë ndërkohë që qytetarët tanë vuajnë pasojat e tërmetit të tmerrshëm".

Këto aktivitete me rastin e festave të fundvitit, vijnë në vazhdën e aktiviteteve solidarizuese të FSHF dhe djemve të ekipit kombëtar për qytetarët e prekur nga tërmeti dhe ka nisur punën për evidentimin e tre shtëpive të rrënuara dhe më tej rindërtimin e tyre të plotë.

https://www.youtube.com/watch?v=N1y9YDstUUA

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI