Flash

Rusia njofton ankimimin në CAS kundër dënimit për doping: në lojë futet edhe Putin

Lapsi.al 19 December 2019
Rusia njofton ankimimin në CAS kundër dënimit për doping:

Pas vendimit të Wada, që në 9 dhjetor përjashtoi Rusinë nga të gjithë eventet sportive ndërkombëtare për 4 vitet e ardhshme për shkak të një skandali dopingu, Agjensia antidoping ruse kalon zyrtarisht në kundërsulm e bën ankimim në CAS të Lozanës. Ashtu si ishte njoftuar nga presidenti i këshillit të supervizionit të Rusada, Aleksandr Ivlev, agjensia ka vendosur të kundërshtojë skualifikimin që do ta ndalojë Rusinë të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokyo 2020 e Lojërat dimërore Pekin 2022.

"Kemi marrë vendimin të mos e pranojmë dënimin e Agjensisë botërore antidoping", ka shpjeguar Alexander Ivlev. Vendimi do të komunikohet nga Wada brenda 10-15 ditësh, duke i hapur rrugën procesit të apelit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Vetëm 10 ditë më parë, shefi i agjensisë antidoping ruse Rusada, Yuri Ganus, kishte deklaruar se Rusia nuk ka "asnjë shans" të përmbysë në apel verdiktin e Wada.

Agjensia antidoping botërore (Wada) e ka përjashtuar Rusinë duke e akuzuar se ka falsifikuar të dhënat e laboratorit që iu dorëzuan hetuesve janarin e kaluar, në mënyrë që të fshihnin rastet e shumta të dopingut. Rusia ishte dënuar për skandalin e dopingut shtetëror, që vazhdonte nga 2011 në 2015, e dorëzimi i atyre kampionëve të laboratorit duhet të aprovonte kthimin përfundimtar të rusëve në komunitetin sportiv ndërkombëtar.

PUTIN: "SKUALIFIKIMI I PADREJTË"

Në konferencën tradicionale për shtyp të fund vitit, Vladimir Putin ka sulmuar drejtpërdrejtë Wada, duke folur për një vendim "të padrejtë e në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare". Një vendim që do ta ndëshkonte Rusinë "dy herë për të njëjtin krim".

Lideri i Kremlinit shtoi: "Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: na përjashtuan nga Olimpiada e fundit e tani po ndodh përsëri. Sipas meje kjo është jo vetëm e padrejtë, por edhe tendencioze. Vendimi i Wada kundërshton Kartën olimpike. Nëse nuk ka reklamime kundër Komitetit Olimpik Rus, skuadra kombëtare duhet të konkurojë nën flamurin kombëtar: tani duhet ti japim mbështetje e asistencë".

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI