Flash

Në janar, me çmimin e duhur: Milan e do Haaland vetëm me këto kushte

Lapsi.al 19 December 2019
Në janar, me çmimin e duhur: Milan e do Haaland vetëm me

Erling Braut Haaland do të jetë një nga objektivët e ardhshëm të merkatos të klubeve më të mëdha të Europës e në këtë pikë edhe Milan nuk kërkon të mbetet pas në garën për sulmuesin e jashtëzakonshëm të Salzburgut. Të paktën për janarin, kur të jetë ende e vlefshme klauzola e zgjidhjes së kontratës prej "vetëm" 30 milionë euro. Pastaj, në verë, do të nisë një ankand me zhurmë milionësh, në të cilën vetëm pak klube mund të marrin pjesë. Por tani, kosto e kartonit të tij është e pranueshme e në Austri po mbërrijnë oferta të ndryshme.

Është fakt, tashmë, se Maldini e Boban kanë avancuar bisedimet tani me Mino Raiola, menaxheri i 19 vjecarit norvegjez që shpërtheu në këtë edicion të Champions League. Drejtuesit kuqezinj kanë prezantuar ofertën e tyre: kontratë pesëvjecare prej 5,5 milionë euro në sezon. Një operacion i vështirë, por që Milan po përpiqet ta përfundojë me sukses, sidomos nëse nuk do të konkretizojë dot ëndërrën Ibrahimovic.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI