Flash

Vettel larg Ferrarit: skuderia italiane e pozicionuar me Leclerc

Lapsi.al 19 November 2019
Vettel larg Ferrarit: skuderia italiane e pozicionuar me Leclerc

Ka pak për të bërë e për të thënë. Përplasja në xhiron e 66 të Çmimit të Madh të Interlagosit mes Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc ka ndryshuar historinë e Ferrari. Konflikti ka shpërthyer, i tërbuar dhe i fuqishëm. Ylli në rritje dhe katër herë kampioni i Botës nuk mund të qëndrojnë më me njëri-tjetrin. Është ndjerë gjatë gjithë sezonit, ka shpërthyer tani në mënyrë të pashmangshme në të parafundit Çmim të Madh të sezonit. Dhe tani, për Maranello dhe Mattia Binotto, problemi është e ardhmja: a mund të përqendrohemi tek titulli duke mbajtur të dy pilotët?

Disa ngjarje të mëparshme – nga Prost tek Senna dhe deri tek Alonso e Hamilton – lënë të kuptosh që çështja, nëse jo e pamundur, është më shumë se sa e komplikuar. Dhe të paktën tek Ferrari nuk mund të mos e marrin në konsideratë idenë, për të sakrifikuar gjermanin. Tashmë, disa dyshime në këtë drejtim: e ardhmja – praktikisht edhe e tanishmja – është piloti i principatës. Tifozët, jo rastësisht, janë me të: në rrjetet sociale duket hashtagu #VetelJashtë (dhe nëse pikërisht duhet të gjendet një përgjegjës për sa ka ndodhur në Brazil, duket se është pikërisht ai). Por jo vetëm kaq: shumë mendojnë e nënvizojnë, kujtojnë, evokojnë se si gjërat me Sergio Marchione ndoshta do të kishte shkuar shumë më ndryshe.

Ish-presidenti, i njohur për thirrjet e zërin e tij në vendime, praktikisht do ta kishte miratuar rotacionin e menjëhershme, edhe nëse Vettel fiton 40 milion euro. Mendohet, në fakt, që ishte pikërisht Marchionne që donte Leclerc. Tek Vettel, në fakt, ai pa një pilot shumë të zjarrtë, por jo në gjendje për të sjellë Botërorin tek Ferrari. Kështu që, lamtumirë Vetel, menjëherë, përpara se të nisë sezoni i ardhshëm...ndoshta.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI