
Protesta kundër qeverisë në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Rrjeti amerikan CNN i ka kushtuar hapësirë zhvillimeve në Tiranë, duke raportuar për përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.
CNN ndalet te shkaqet që kanë nxitur qytetarët të dalin në rrugë, duke evidentuar pakënaqësitë ndaj korrupsionit, rritjes së kostos së jetesës dhe qeverisjes aktuale. Media amerikane thekson se demonstrata e 28 nëntorit nuk është një ngjarje e izoluar, por vjen pas disa javësh protestash kundër qeverisë shqiptare.
Ndërsa Shqipëria shënonte përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, pamjet e përplasjeve në rrugët e kryeqytetit u pasqyruan edhe përtej kufijve, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare pakënaqësitë e qytetarëve shqiptarë.