
Një i ri, me shenja të dukshme gjaku në trup, është shoqëruar në komisariat nga efektivët e policisë gjatë protestës. Shoqërimi i tij vjen pas disa orësh përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion, ndërsa është raportuar edhe përdorimi i plumbave të gomës.
Disa protestues kanë pësuar lëndime të rënda, që dyshohet se janë shkaktuar nga plumbat e gomës. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të riut të shoqëruar dhe nëse atij i është ofruar ndihmë mjekësore.