Flash

Përsëritet rasti i Erion Vishkullit, një tjetër protestues goditet me plumb gome në sy

Lapsi.al 28 November 2026

Përsëritet rasti i Erion Vishkullit, një tjetër protestues

Një tjetër protestues rrezikon të humbasë shikimin pas ndërhyrjes së forcave të policisë. Një i ri nga Vlora ka mbetur i plagosur rëndë gjatë protestës së sotme në Tiranë. Ai dyshohet se është goditur me plumb gome në sy nga efektivët. I riu është transportuar në Spitalin Ushtarak, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve paraprake, dëmtimi është serioz dhe ekziston rreziku që ai të humbasë shikimin në syrin e goditur. Ekzaminimet mjekësore pritet të përcaktojnë shkallën e dëmtimit.

Brenda një periudhe të shkurtër, ky është rasti i dytë i raportuar i një protestuesi që rrezikon shikimin pas ndërhyrjes së forcave të rendit. Edhe protestuesi Erion Vishkulli u përball me një situatë të ngjashme, duke iu nënshtruar më pas një operacioni në Itali. Protesta e kësaj të shtune është shoqëruar me raportime të shumta për dhunë policore ndaj qytetarëve, ndërsa krahas gazit lotsjellës dhe ujit me presion, është raportuar edhe përdorimi i plumbave të gomës.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI