Flash

Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Lapsi.al 28 November 2026

Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Dimri ka mbërritur edhe në zonat malore të Librazhdit. Reshjet e dëborës kanë nisur në orët e vona të pasdites së kësaj të shtune, duke zbardhur Steblevën, Fushë Studën dhe Parkun Kombëtar të Shebenikut. Pas orës 18:30, reshjet janë intensifikuar përgjatë aksit Librazhd–Zgosht–Sebisht, veçanërisht në zonën e Fushë Studës, ku temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme. Borëpastrueset kanë dalë në terren pas orës 20:00 dhe po punojnë për pastrimin e rrugës. Deri më tani, qarkullimi vijon normalisht, pa pengesa për drejtuesit e automjeteve.

Reshjet pritet të intensifikohen gjatë së dielës, ndaj drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt zonave malore këshillohen të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Ndërsa dëbora ka ndryshuar peizazhin e destinacioneve turistike të Librazhdit, vala e të ftohtit ka përfshirë edhe zona të tjera të vendit. Reshje dëbore janë regjistruar në Kukës, Dibër, Theth dhe Korçë, duke krijuar vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI