Flash

Operacion katër javë pas frakturës, Lloris tregon tmerrin: “U frikësova për karrierën time”

Lapsi.al 18 November 2019
Operacion katër javë pas frakturës, Lloris tregon tmerrin:

Hugo Lloris e ka kaluar traumën e pësuar nga dëmtimi i rëndë në krah dhe është kthyer të flasë dy muaj nga fraktura e pësuar në bërryl. Portieri francez, që e ka ndjekur kualifikimin e kombëtares së tij në Tiranë nga ekrani, është rrëfyer për Telefoot, duke zbuluar ndjesitë e tij për atë që i ndodhi.

“Vazhdoj të mbetem pozitiv - tregoi Lloris -. Kalojmë hapat e ndryshëm e ecim përpara. Kthimi në fushë duhet të jetë në janar, kështu që po bëjmë atë që duhet për tu kthyer në fushë. Dëmtimi im? Një thyerje në nivelin e ligamentit. Vuajta edhe për dëmimin e muskulit, poshtë bicepsit, për shkak të një lëndimi të madh. Iu nënshtrova operacionit katër javë më parë. E lamë për të parë mundësinë e shërimit natyral, por pas katër javësh u frikësuam për stabilitetin e krahut për të ardhmen”.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI