Flash

"Nuk më pëlqen të zëvendësohem": Ronaldo paqe me Sarrin, darkë me skuadrën

Lapsi.al 18 November 2019
"Nuk më pëlqen të zëvendësohem": Ronaldo paqe

Cështje e mbyllur. Cristiano Ronaldo dëshiron të sqarohet me të gjithë tek Juventus. Për këtë motiv, sipas La Repubblica, portugezi ka në plan të ftojë për darkë të gjithë shokët e skuadrës në Torino. Një mbrëmje për të mbyllur argumentin në lidhje me nervozizmin e shfaqur kundër Milan, pas zëvendësimit, që e bëri të largohet nga Stadium pa përfunduar ndeshja.

"Në tre javët e fundit kam patur një rendiment të limituar. Nuk ka patur polemika, por ju e dini që nuk më pëlqen të zëvendësohem. Kam tentuar të ndihmoj Juventus duke luajtur edhe pse isha i dëmtuar dhe të zëvendësohesh nuk i pëlqen askujt. Por e kuptoj, sepse nuk isha mirë, ashtu si nuk isha në 100% në këto dy ndeshje që bëra me Kombëtaren". Pas ndeshjes Luksemburg-Portugali, Cristiano Ronaldo mbyll polemikat me klubin e tij e mbi të gjitha me Maurizio Sarri, për zëvendësimet radhazi kundër Lokomotiv Moska e Milan.

"Kur duhet të sakrifikoj, unë e bëj - thotë CR7, që shënoi gol edhe në ndeshjen që i dha kualifikimin luzitanëve në Euro 2020 - sepse e dija që këto ndeshje ishin shumë të rëndësishme. Tek Juventus nuk mund të heqim dorë, sepse Inter po na vendos nën presion, ndërsa në Kombëtare e dinim se po të mos fitonim këto dy ndeshje rrezikonim të mos kualifikoheshim. Në karrierën time, falë Zotit, nuk kam patur dëmtime të rënda, por e dija se isha i limituar në këtë periudhë e dinte edhe klubi. Tani nuk më mbetet gjë vetëm të kthehem në formë sa më shpejt".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI