Flash

Edy Reja: Kombëtarja ka nevojë për rinovim, duhen aktivizuar lojtarë të rinj

Lapsi.al 17 November 2019
Edy Reja: Kombëtarja ka nevojë për rinovim, duhen aktivizuar

Trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja ka folur pas humbjes 2-0 me Francën për eliminatoret Euro 2020. Tekniku italian është ndalur te ndeshja, fushatën e Shqipërisë në këto eliminatore, zgjedhjet e lojtarëve në fushë dhe rinovimin e kontratës.

Për ndeshjen - "Franca na tregoi cilësitë e saj, fizike dhe teknike. Ne krijuam disa raste për gol, por ishte e vështirë, dhe Shqipëria mungon në këto ndeshje. Nuk arrin të konkretizojmë rastet që krijojmë. Franca me sprinte dhe me cilësi, dalin para porte dhe shënojnë. Ndërroi 5 lojtarë trajneri, dhe të 5 të tjerët që u futën ishin po aq të mirë. Kjo e bën një ekip të një niveli të lartë. Shqipëria i ka këto përgjumje, por rikuperuam në pjesën e dytë".

Për fushatën eleminatore - "Para se të përballosh një kampionat të tillë, duhet një vit të njihesh me ekipin, dhe unë nuk pata mundësi ta bëj. U mundova të sjell disa elementë të rinj. Provuam dhe me Kamberin. Është me rëndësi të fusësh lojtarë të rinj. Është jetike për një ekip si Shqipëria. Grupi i De Biazit ka arritur një farë moshe, dhe duhen zëvendësuar. Jam i kënaqur, sepse ekipi ka pësuar rritje. Jam i kënaqur në përgjithësi si ka ecur kjo fushatë. Do mundohemi të bëjmë më mirë dhe të fusim lojtarë të tjerë".

Roshi dhe Ismajli nisën nga stoli - "Mund të pajtohem me këtë mendim, por nuk mund ta pranoj. Ky sistem na ka lejuar të bëjmë ndeshje të mira. Ndaj Islandës, me Turqinë, ku duhej të fitonim ne me më shumë raste. Disa lojtarë duhet të përshtaten. Kemi krijuar një ekuilibër në mbrojtje. Nuk është modul mbrojtës, por na lë të shprehim cilësitë tona. Kemi bërë paraqitje të mira".

Rinovimi - "Në këtë moment, nuk kam menduar për rinovimin. Do ulemi me presidentin të shikojmë edhe strategjinë për të ardhmen. Kur të vendosim, ju njoftojmë".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI